Miluoki nis të trembë NBA-në me yjet kryesorë në parket

Katër fitore radhazi, dhe asnjë humbje kur në fushë janë Janis Adetokumbo, Kris Midëlton dhe Xhru Holidei. Yjet e kombëtares olimpike amerikane, që dolën kampionë në Tokio, tashmë janë kthyer dhe kjo u kuptua edhe më mirë në sfidën e Miluokit ndaj Orlandos. Fitorja ishte 123-92, ndërsa në një moment u arrit në 51 pikë diferencë, 77-36, dhe pikërisht në pushim. Ende skuadrës nuk i janë kthyer Bruk Lopez dhe Divincenzo, pra nuk mund të thuhet se është Miluoki që fitoi titullin sezonin e kaluar. Ndaj Orlandos, askush nuk u lodh shumë dhe Adetokumbo u aktivizua vetëm 24 minuta duke shënuar 12 pikë, 8 topa në tabela dhe 9 asistë, duke iu afruar një tripëll dabëlli. Miluoki ka nisur ngjitjen duke qenë në vend të 7-të në Perëndim me 10 fitore e 8 humbje, por vetëm 2 humbje më shumë sesa Çikago e vendit të dytë.

Sfidanti.al