Tek Mercedesi e kanë menduar planin e radhës, ndërsa kandidati i tyre për titull ka nevojë për fitore dhe vetëm për fitore. Ljuis Hamilton do të ketë në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në 5 nëntor një motor si ai në Brazil, ku arriti shkëlqente si rrallë ndonjëherë në karrierën e tij. Në pistën e Interlagosit, anglezi kampion i botës u nis nga vendi i fundit në “sprintin” e së shtunës duke dalë i pesti, dhe pastaj u nis i 10-ti në garën e së dielës duke fituar në mënyrë triumfale. Shefi i Mercedesit, Toto Volf, gjykon se makina e Hamiltonit duhet ta ketë theksin më shumë tek fuqia dhe shpejtësia, sesa tek besueshmëria, ndoshta sepse nuk kanë frikë se mund të ketë probleme teknike gjatë garës. Në Katar, ndërkaq, Hamilton pati një motor më “konservator”, por gjithsesi ai e ndihmoi që të fitonte vendin e parë në provat zyrtare dhe të dominonte garën. Anglezi ndjek kryesuesin e Botërorit të Formula 1, Maks Verstapen të Red Bullit duke qenë 8 pikë prapa ndërsa mbeten edhe dy gara deri në fund.
Sfidanti.al