Tenisti gjerman me origjinë ruse tregoi se jo më kot është kampion olimpik në fuqi. Triumfuesi në Tokio, pasi mundi në gjysmëfinale të Finaleve të Mastersit numrin 1 të botës Novak Gjokoviç, ia doli në ndeshjen për titull ndaj rusit Danil Medvedev. Ky i fundit ishte kampion në fuqi, por “Sasha” Zverev triumfoi 2-0 me sete, 6-4 e 6-4. Gjysma e dytë e vitit 2021 po tregon se përfundimisht po merr fund “triumvirati” i përbërë nga Rozher Federer, Rafael Nadal dhe Novak Gjokoviç. Tenisti serb ishte më i miri dhe kërcëonte vazhdimin e dominimit pasi fitoi Australian Openin, Rolan Garosin dhe Uimbëlldonin këtë vit. Më pas, u rritën rivalët pasi Zverev e mundi në Lojrat Olimpike, dhe Medvedev e mposhti në US Open. Tani, Zverevi e theu edhe në Finalet e Mastersit.
Sfidanti.al