Blerjet në Bundesligë, Mainci “turpëron” Bajernin e Dortmundin

Jo gjithmonë më të mëdhenjtë bëjnë përforcimet e duhura, ose të paktën kështu duket deri tani kur ka kaluar një e treta pjesë e sezonit. Në Bundesligën gjermane, nga më të dalluarit është Mainci, që ka “turpëruar” gjigandët e Bajernit, por edhe ambiciozët e Dortmundit e Lajpcigut.  Mainci ka fituar 11 vende në këtë renditje, në krahasim me sezonin e kaluar, sepse lojtarët që ka afruar kanë dalë shumë të mirë, dhe janë aktivizuar duke ndihmuar skuadrën. Nga përforcimet, Vidmer ka marrë notën 10, Kor 8, Li 8, Ingvartsen 7, Lukoki 5 dhe Shtah 4. Mainci është sot në vendin e tretë për efektivitetin e blerjeve, i lënë prapa vetëm nga Këlni dhe Hofenhajmi. Dortmundi është në vendin e 8-të, Lajpcigu është i 9-ti, ndërsa Bajerni duhet të kënaqet me vendin e 10-të. Bavarezët kanë marrë Upamekanon, Zabicerin, Ulrajhun dhe Riçardsin, por vetëm i pari ka luajtur rregullisht. Mainci është në vendin e 7-të në renditje, më lart sesa potenciali financiar dhe sportiv i ekipit.

Sfidanti.al