Karlo Ançeloti është vërtetë një fenomen, pasi është edhe fituesi më I madh midis trajnerëve të 16 skuadrave të mbetura në Champions League. Gazeta italiane “Corriere dello Sport” ka zhvilluar një intervistë me teknikun italian, që aktualisht drejton bavarezët në Gjermani. Karleto e ka fituar tre herë këtë trofe, me dy skuadra të ndryshme, Milanin dhe Realin. Interesant është fakti, se në rolin e trajnerit, Ançeloti ka drejtuar shumë ekipe mes 16 të kualifikuarve të tanishëm, pikërisht Bajernin e Mynih, Realin e Madridit, PSG dhe Juventus.
Atëherë, cila skuadër do ta fitojë Champions këtë sezon? Dhe përgjigjia është e thjeshtë: “Ai që paraqitet më mire”… Po ju kujtojmë emrat, se ndoshta ua bëjmë më të lehtë: Real Madrid, Bajern, Barcelona, po përfshijmë këtu edhe Juven? “Po, edhe Juve. Unë mendoj se mund ta fitojnë Champions-in shtatë ekipe: ato që sapo përmendët, plus Atletiko Madrid, PSG dhe Mançester Siti”, thotë Ançeloti.