Sipas trajnerit të Kombëtares, Xhani de Biazi, Rei Manaj është një sulmues tek i cili do të mbështet së shpejti skuadra përfaqësuese, por sulmuesi duhet të fillojë të shënojë rregullisht. Ky ishte edhe qëllimi i transferimit të tij tek Piza në Serinë B, ku asnjëherë nuk e ka drejtuar topin për në rrjetë në një ndeshje zyrtare me fanelën e re. Ndërkohë, agjenti i tij, Xhimi Fontana, rrëfen për mediat italiane arsyet e largimit nga Peskara një kategori më poshtë, një transferim që kishte filluar të përmendej që në muajin dhjetor. Në skuadrën ku militon dhe Memushaj minutat dhe golat nuk i munguan, por për Fontanën, sulmuesit shqiptar i duhej dicka më tepër.
“Zgjedhja për t’u larguar nga Peskara, ku gjithsesi lojtari bëri mire, me 13 prezenca dhe 2 gola të shënuar në pjesën e parë të sezonit, u përcaktua nga fakti që klubi abrucez kishte nevojë për më shumë eksperiencë dhe peshë në repartin e sulmit, për fazën e dytë. Besoj se kështu duhet kuptuar dhe afrimi i Xhilardinos. Si rrjedhojë, në akord me Peskarën dhe Interin zgjodhëm Pisën”