Reali i Madridit ka një djalë të ri që quhet Nikola Donçiç. CSKA e Moskës ka një yll të shquar që quhet Millosh Teodosiç. Madrilenët arritën një fitore shumë të rëndësishme në Rusi, në fushën e Uniksit të Kazanjit, 81-77, ndërsa moskovitët luajtën në Arenën e tyre dhe sulmi më i fortë i Euroligës u tregua më efektiv sesa mbrojtja më e fortë, duke triumfuar 102-80.
Reali ia doli në Pallatin e Sportit të një ekipi të fortë, edhe pse pa përvojën e spanjollëve. Donçiç shënoi 5 pikë, por shërbeu 11 asistë (rekord i karrierës) dhe kapi 7 topa në tabela. Shënuesi kryesor i Realit ishte Randolf me 19 pikë, Hanter shënoi 14 dhe Ajon pati 12. Tek Uniksi, më i miri ishte amerikani Langford me 20 pikë.
Teodosiç u kthye në parket pasi mungoi 3 ndeshje për shkak dëmtimi dhe menjëherë shënoi 16 pikë, Më i miri për rusët ishte francezi në foto, Nando De Kolo (lojtari nr. 1 i sezonit të vjetshëm) që shënoi 25 pikë dhe shërbeu 6 asistë, ndërsa rusi Nikita Kurbanov nuk gaboi asnjë gjuajtje dhe shënoi 18 pikë. CSKA, kampione e Europës në fuqi, mbajti vendin e dytë në renditjr me 16 fitore e 6 humbje, ndërsa Zvezda ka 12 fitore e 10 humbje.