Katastrofa njerëzore ndodhi në 1989 në ndeshjen e Kupës ku humbën jetën 97 tifozë të Liverpulit. Një gjykatës i lartë në Angli, Lordi Tejlër, vendosi të ndalonte që stadiumet në dy kategoritë e para të vazhdonin të kishin tribuna ku tifozët qendronin në këmbë, dhe ky ndalim hyri në fuqi në 1994, pasi klubet patën mundësi të investonin nëpër stadiume. Në 1 janar të këtij viti, ndalimi i qendrimit në këmbë në stadiume duhet të përfundojë dhe klubet po bëjnë prova sesi do të jenë tribunat e ardhshme. Ato do të kenë infrastrukturë të tillë që të mos lejojnë shtypjen e njerëzve me njëri-tjetrin siç ndodhi në stadiumin “Hillsborou” në Shefild në gjysmëfinalen e Kupës në 1989. Ndalimi 25-vjeçar nuk u prit mirë nga tifozët të cilët ishin mësuar me një traditë shekullore për të qendruar në këmbë pas portave, aq sa kur Lordi Tejlër vdiq në 1996, në emisionin sportiv në BBC u tha se shumë tifozë kishin bërë festë nëpër klube, duke pirë birra për vdekjen e tij.
Sfidanti.al