Lukaku kthehet në stërvitje, synon të përballet me Junajtidin në fund të muajit!

Dueli i madh në “Stemford Brixh” do të jetë në 28 nëntor dhe në atë kohë sulmuesi belg shpreson të jetë gati. i dëmtuar prej disa javësh, Romelu Lukaku u kthye më në fund në fushë, së pari me vrapime individuale, ndërsa program i riaftësimit vazhdon. Çelsit i mungon edhe 28-vjeçari, por edhe Timo Verneri, ndonëse skuadra e trajnerit Tomas Tuhel nuk e ka ndjerë deri tani në garën për titull. Lukaku dëshiron me patjeër të jetë në fushë në 28 nëntor kur Mançester Junajtidi do të vizitojë Çelsin në Londër, në një ndeshje të rëndësishme në sezonin e Premier Ligës. Ai mund të ketë rast t’i tregojë trajnerit të “djajve të kuq”, Ole Gunar Solskjer, se bëri gabim që e largoi nga Junajtidi në 2019, duke e quajtur të tepërt. Që nga ajo kohë, Lukaku ka shkëlqyer me Belgjikën dhe me Interin duke dalë kampion, dhe synon ta bëjë edhe me Çelsin.

Sfidanti.al