Lejkërsat u rrëzuan përsëri, por pa “plakushin” Lebron!

Sërish mungoi në një ndeshje të fillimit të sezonit të NBA-së dhe në Los Anxhelos po përpiqen të përdorojnë siç duhet energjitë e tij në një vit tjetër të nivelit të lartë. Lebron Xhejms nuk luajti për Lejkërsat në ndeshjen në shtëpi ndaj Oklahomës, i lënë pushim nga trajneri, dhe mungesa e tij u ndje. Oklahoma fitoi në “Stejpëll Sentër” me shifrat 107-104, duke realizuar një përmbysje udhëhequr nga 28 pikët e Gilgës-Aleksandrit, por edhe loja e mirë e Dortit, Bezlit, Fejvërsit, Xheromit dhe Kendrik Uilliamsit. Ish-ylli i Oklahomës, Rasëll Uestbruk (tashmë me Lejkërsat) shënoi 27 pikë, kapi 6 topa në tabela e shërbeu 5 asistë, ndërsa Entoni Dejvs u vlerësua dobët edhe pse pati 29 pikë e 18 topa në tabela. Me gjasë, ai luajti keq në mbrojtje. Në një fillim të paqartë të sezonit, Lejkërsat janë në vendin e 6-të në Perëndim me 5 fitore e 4 humbje, ndërsa Juta Xhaz kryeson me 7 fitore e vetëm 1 humbje.

Sfidanti.al