Gasperini ia tha nga shpirti Kristiano Ronaldos shprehjen “shko në ferr”!

Në të vërtetë, shumë pranë “xhehnemit” shkoi skuadra e tij, Atalanta, madje pikërisht në momentin kur ishte fare pranë “xhenetit”. Një gol i Kristiano Ronaldos në minutën e parë shtesë solli barazimin 2-2 në Bergamo dhe zbriti ekipin italian në vendin e tretë në grupin e Championsit. Nëse, Atalanta do të kishte fituar, ajo do të ishte në krye së bashku me Vijarrealin dhe do ta linte Mançester Junajtidin dy pikë prapa, duke qenë shumë pranë kualifikimit. Në fund, trajneri vendas Xhampiero Gasperini, takoi Ronaldon dhe i tha “vafsh në ferr”. “Ia thashë me shaka, – pohoi italiani, – ndonëse u ndjemë shumë keq pas ndeshjes. Në fund, i thashë sesi është përshëndetja jonë në Itali. Kristiano është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ka nga ata që e quajnë problem, por është një problem i bukur për ta pasur. Rrallë gabon, dhe goli i dytë nuk ishte i lehtë për t’u shënuar”.

Sfidanti.al