Presidenti i mëparshëm i FIFA-s dhe presidenti i mëparshëm i UEFA-s do të gjykohen nën akuzën e korrupsionit. Kështu ka vendosur drejtësia zvicerane, pasi prokurorët përfunduan një hetim që vazhdoi për 6 vjet me radhë. Flitet për një pagesë prej 2 milionë USD, në një akord të pashkruar të 20 viteve më parë. Blateri sot është 85 vjeç, ndërsa Platini shumë më i ri, 65, ndërsa gjyqi mund të nisë për pak muaj. Që të dy e kanë hedhur poshtë akuzën, por këtë gjë do ta vendosë gjyqi. Nuk dihet nëse Blateri mund të shkojë në burg duke pasur parasysh moshën, por për Platininë rreziku duket më i madh.
Sfidanti.al