Levandovski rekordmen, por nuk arrin dot penalltitë e Kalcit e Gerd Mylerit!

Me 11-metërshin e fundit të realizuar ndaj Unionit të Berlinit, sulmuesi polak vazhdon të rrisë lavdinë e tij dhe shpejt dotë mbërrijë në 300 gola në Bundesligë, si askush tjetër me përjashtim të “Madhërisë së tij” Gerd Myler. Gjithsesi, Robert Levandovski ka një element ku vështirë se do të arrijë podiumin dhe kjo ka të bëjë pikërisht me penalltitë. Sulmuesi i Bajernit ka 33 gola në 37 gjuajtje të provuara në kampionatin gjerman duke qenë në vendin e pestë. Ndoshta do të arrijë Horst-Diter Hëtgesin që ka 40 gola, por duket e pamundur të kapë Mikael Corkun e Dortmundit në vendin e tretë me 49 gola, Gerd Mylerin në vend të dytë (51) dhe Manfred Kalcin që mban vendin e parë me 53 gola në 60 penallti të provuara.

Sfidanti.al