Edhe Uejn Runi del kundër yjeve të Man. Junajtidit!

Një legjendë e klubit, një rekordmen i golave dhe fitues i madh. i tillë është Uejn Runi në “Old Traford”, ndaj edhe fjala e tij ka peshë dhe ndikim. Ish-sulmuesi, që tani ka nisur karrierën si trajner, dha mendimin e tij për krizën tek Mançester Junajtidi dhe nuk ishte aspak “përkëdhelës” për yjet e skuadrës. “Në krye të klubit ka njerëz me nivel dhe edukatë, – tha Runi, – ata do të marrin vendimet e duhura për të ardhmen, me apo Ole Gunar Solskjerin. Lojtarët duhet të pyesin veten, të shohin veten. Është shumë e lehtë të fshikullosh trajnerin, ndërsa ata lojtarë që paguhen aq shumë për të bërë punën e tyre, të lihen të qetë. Mendoj se nuk po e bëjnë mirë punën e tyre. Ata lojtarë duhet të marrin shumë përgjegjësi, kanë shumë përgjegjësi për këtë që po ndodh, janë lojtarë të klasit botëror dhe një klub si Man. Junajtidi kërkon më shumë”.

Sfidanti.al