Kështu deklaroi tekniku i Empolit, Andreacoli, ndërsa skuadra e tij u mund 0-2 në shtëpi nga Interi në Serinë A, por duke pretenduar me të drejtë për një 11-metërsh. Një nga mbrojtësit zikaltër, D’Ambrozio, ndërhyri në zonë ndaj Nedim Bajramit duke e rrëzuar në tokë dhe pamjet e përsëritura nga kënde të ndryshme thonë “penallti”. Kështu thotë edhe trajneri i Empolit i cili kritikon jo edhe aq arbitrin, por sidomos VAR-in që nuk ndërhyri. “Penalltia ndaj Bajramit ishte e tillë që e dallonte edhe nipi im 4-vjeçar, – tha Andreacoli, – pse nuk ndërhyn VAR-i për të ndihmuar arbitrat? Unë nuk dua të bëhem qaraman, dhe të justifikohem për humbjen, edhe pse luajtëm si të barabartë me Interin sa ishim me 11 vetë në fushë. Unë kërkoj vetëm atë që është e imja”.
Sfidanti.al