Alegri nuk di ç’të thotë pas humbjes me Sasuolon në Serinë A

Janë kthyer sërish në mendje fjalët e Xhorxho Kielinit gjatë ndeshjes së humbur 0-1 në shtëpi me Empolin këtë sezon në kampionat. “Kjo nuk është një skuadër”, ishte shprehur kampioni i Europës, dhe duket se Juventusi nuk është gati për titullin në Serinë A edhe pas një viti “agjërim”. Disfata 1-2 në “Alianc” ndaj Sasuolos i la 13 pikë larg kreut dhe me fare pak shpresa për reagim. Jo më kot, në 5 ndeshjet e mëparshme, Juvja kishte shënuar vetëm nga 1 gol dhe po kështu ndodhi këtë të mërkurë.

Trajneri Masimiliano Alegri, që deri para pak ditësh fliste i qetë se “dalë nga dalë do të ngjitemi te kreu”, tani u shpreh i hidhëruar. “Ndeshje të tilla kur nuk arrin t’i fitosh të paktën nuk duhet t’i humbësh, – tha ai, – një barazim do të thoshte që ne do ta kishim zgjatur serinë e pathyeshmërisë, dhe nuk do të kishim humbur dy herë në shtëpi këtë sezon. Le të jemi realistë, ne duhet të luajmë ndryshe, me më shumë kujdes, sidomos ndaj skuadrave të tilla si Sasuolo”.

Sfidanti.al