OM ndaj PSG-në dhe Mesin, tifozët kërcënojnë sërish me dhunë

Në Francë duket se “e ka marrë ferra uratën”, dhe se Paris SG i yjeve të mëdhenj luan jo vetëm në një kampionat që i rri ngushtë, por edhe që po bëhet i rrezikshëm. Barazim 0-0 në Derbin e Francës mes Olimpikut të Marsejës dhe PSG-së në “Velodrom”, ndërsa ndeshja u ndërpre dy herë për shkak të problemeve me tifozët. Një spektator hyri në fushë dhe iu afrua lojtarëve, mes të cilëve Mesi, ndërsa rojet e sigurisë më parë nuk arritën ta ndalonin, e më pas e neutralizuan, por pa shumë problem. Të mos harrojmë se këtë mesjavë, Marseja do të luajë ndeshjen e prapambetur me Nisën, që u ndërpre në gusht për shkak të dhunës së tifozëve. Në “Velodrom”, parizienët luajtën rreth 1 orë me 10 lojtarë pasi Ashraf Hakimi doli me të kuqe, ndërsa arbitri anuloi dy gola me anë të VAR-it, një prej të cilëve si Nejmarit. Mbape ishte më i miri në fushë për miqtë, ndonëse u ndal nga mbrojtja e ashpër vendase, ndërsa Mesi ishte në hije.

Sfidanti.al