Suarez bën heroin për Atletikon por barazimi është i hidhur!

Thuajse ka gjithçka që i duhet për të mbrojtur titullin e fituar vjet. Atletiko e Madridit ka në sulm lojtarë si Suarez, Zhoao Feliks apo Grizman, po ashtu mesfushë të fortë, portier të shkëlqyer si Oblak dhe një mbrojtje të ashpër, por gjithsesi në Spanjë nuk ke asnjë garanci. E tregoi barazimi 2-2 me Sociedadin në “Uanda Metropolitano”, që i prishi punë bardhekuqve për kreun e renditjes, dhe që tregoi se humbja me Liverpulin në Champions dhe lodhja bënë ndikuan shumë. Luis Suarez shënoi 2 gola për të shpëtur të paktën barazimin, pasi baskët kishin shënuar me anë të Sorlotit dhe Isakut.

“Përshtypja jonë është që lamë dy pikë në fushë, – u shpreh uruguajani, – një pikë si kjo nuk na shijon fare. Ne luajtëm në shtëpi dhe duhej të ishim më të fortë. La Liga është kampionat shumë i fortë, dhe ne duhet të jemi shumë të vendosur e të përqëndruar në fushë, duke vlerësuar edhe gjërat më të vogla”. Barazimi bëri që Sociedadi të ngjitej në krye të kampionatit me 21 pikë ndaj 20 të Realit, por me një ndeshje më shumë të luajtur, ndërsa Atletiko është me 18 pikë, me të njëjtin numër ndeshjesh si ekipi i Karlo Ançelotit.

Sfidanti.al