Ishin me opinione të ndryshëm dy trajnerët në përfundim të Inter-Juventus. Barazimi 1-1 u cilësua si dy pikë të humbura nga Simone Inzagi i vendasve, por nga ana tjetër Maks Alegri e vlerësoi se “barazim që peshon shumë”. “Më vjen keq që protestova shumë për penalltinë, por ishte dëshpërim i madh për lojtarët dhe për tifozët, – pohoi Inzagi, – flakëm tej dy pikë. Nuk i lejuam Juventusit asgjë dhe meritonim të fitonim, e kontrolluam ndeshjen nga fillimi deri në fund”.
“Barazimi vlen shumë sepse erdhi pas një paraqitjeje shumë të mirë, – ishin fjalët e Alegrit, që e pa ndeshjen ndryshe nga kolegu interist, – e nisëm keq ndeshjen, por pak nga pak e morëm veten dhe nisëm reagimin që nga mbrojtja. Do të ngjitemi dalë nga dalë drejt kreut, por duhet të fitojmë ndeshjet e radhës. Tani na duhen pikë. Ndaj Interit më duheshin lojtarë fizikë si Kulushevski, jo edhe aq Kieza”.
Sfidanti.al