Këto ishin fjalët që i tha një ish-lojtar i “djajve të kuq”, ndonëse ai luajti për shumë pak kohë me fanelën e tyre. Dajon Dablin (Dion Dublin), lojtar i njohur i Premier Ligës, pati një periudhë të shkurtër në “Old Traford”, por theksoi se e kupton diferencën e ekipit të sotëm, me atë të asaj kohe. “Unë nuk kam shumë qejf të flas për atë kohë, sepse unë isha këtu për një periudhë të shkurtër, – tha ish-sulmuesi, – por, unë kam parë atëherë lojtarë që merrnin përgjegjësi kur gjërat shkonin keq. Nëse ne do të ishim në humbje 0-2, apo 0-3, do të dilnin Brajan Robsoni, Roi Kini apo Pol Insi që do të nxisnin skuadrën e do të jepnin shembullin, por unë nuk sot nuk pashë një gjë të tillë nga askush prej atyre me fanela të kuqe”. Për Dablinin, Man. Junajtidi nuk pati një lider ndaj Liverpulit, dhe të tillë nuk u paraqitën as Megajer, as Ronaldo dhe as Bruno Fernandes.
Sfidanti.al