Çekiçi “godet me çekiç” në Turqi, asist goli në fitoren e ekipit!

Mesfushori i kombëtares shqiptare ka treguar formën e mirë që po kalon edhe në Superligën e Turqisë duke dhënë pasimin e parë vendimtar për këtë sezon. Endri Çekiçi ndihmoi Konjasporin të fitonte 2-0 ndaj Kaizerisporin duke shërbyer asistin e golit të parë që në minutën e 8-të, realizuar nga Serdar Gyrler. Çekiçi u zëvendësua në minutën e 80-të, ndërsa në këtë ndeshje për Konjasporin nuk luajti sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, i cili sapo e ka kaluar Kovidin dhe nuk e ka marrqë formën e duhur.

Sfidanti.al