“Nëse nuk do të qendrosh gjatë në kuzhinë, nuk mund të gatuash mirë”. Kjo ishte shprehja e Pep Guardiolës për të riun Koul Palmer që shkëlqeu për Mançester Sitin në ndeshjen e fituar 5-1 në fushën e Klub Bryzhit në Champions. Gjithsesi, Guardiola mund të jetë i lumtur për shumë më tepër se kaq. Momenti që po kalon Siti është i jashtëzakonshëm dhe një lojtar si Fil Foden mund të luajë në çdo pozicion që t’i kërkohet. Ai u provua në krah të lojës sulmuese, në qendër të mesfushës, ndërsa tani duket se ndihet më mirë si qendërsulmues për shkak të energjisë dhe besimit të madh që ka në vetvete. Të kuptohemi, Siti nuk është në krye të grupit në Champions, pasi aty është Paris SG i Mesit dhe Mbapesë, por përballja me francezët do të jetë në “Etihad” dhe shanset janë për fitore. Jo më kot, anglezët kanë shënuar 11 gola ndaj vetëm 6 të PSG-së. Në Belgjikë golat u shënuan nga Zhoao Kanselo, Rijad Mahrez, Kajl Uolker, Koul Palmer dhe sërish Rijad Mahrez. Në Premier Ligë po ashtu Siti është mirë, vetëm 2 pikë larg kreut, pra në luftë për çdo trofe.
Sfidanti.al