Kartoni shkon në 60 milionë euro, Vllahoviç shpresohet të mos jetë një tjetër Luka Joviç!

Flitet për një tjetër “djalosh të artë” të shkollës serbe të futbollit. Republika ish-jugosllave nuk dëshiron të mbetet nën hijen e Kroacisë që ka pasur yje të mëdhenj (dhe ende i ka) si Luka Modriç, Ivan Rakitiç, Mario Manxhukiç, Ivan Perishiç apo Marcel Brozoviç, ndërsa produkti i ri është Dushan Vllahoviç. Sulmuesi i Fiorentinës dhe i kombëtares së Serbisë po vazhdon këtë sezon ritmin e lartë të atij të kaluarit kur realizoi 21 gola në 37 ndeshje në Serinë A. Këtë vit ka 6 gola në 8 ndeshje, ndërsa është 21 vjeç. Juventusi, Mançester Siti, Paris SG, Arsenali, Totenhemi apo Njukasëlli thuhet se po luftojnë për të, ndërsa kartoni arrin në 60 milionë euro. Vllahoviç refuzoi një rinovim kontrate ndonëse Fiorentina i ofroi mbi 40 milionë euro, ndërsa pritet që të largohet që në janar. Shpresa është që të mos jetë një Luka Joviç i ri, si sulmuesi që shkëlqeu me Frankfurtin, por pati probleme tek Reali i Madridit.

Sfidanti.al