Pioli vendos rekorde personale tek Milani i tij që ngjan si … kameleon!

Zllatan Ibrahimoviç kthehet të paktën në stol, Maldini i ri duket se është gati, ndërsa skuadra nga Lombardia e trajneri i saj synojnë të vazhdojnë serinë pozitive dhe garën për titull në Serinë A me Napolin, por edhe me rivalët e tjerë si Interin, Romën, Juventusin apo edhe Lacion. Stefano Pioli është një njeri i lumtur, edhe pse nën stres të vazhdueshëm. Tekniku do të jetë në stol për herë të 98-të për Milanin duke thyer rekordin personal në një ekip të vetëm, që e kishte me 97 ndeshje tek Bolonja. Deri në fund të sezonit, nëse nuk i ndodh gjë, do të kalonte Alberto Xakeronin (125 ndeshje) dhe do të hynte në 10 vendet e para. Nga ana tjetër, sezoni në Itali ka qenë mjaft i mirë, veçse Pioli ka pasur një “huq”, ndoshta edhe i detyruar nga mungesat, sepse në 10 ndeshje ka hedhur në fushë 9 formacione të ndryshme. “Dakord, por ne nuk kemi vetëm 11 titullarë”, – mbrohet ai.

Sfidanti.al