“Fatkeqësisht, Florentino Perezi do ta marrë Kilian Mbapenë!”

Këto janë fjalët e sinqerta të një ish-presidenti të Barcelonës si Zhoan Gaspart, i cili po ashtu tepër sinqerisht i thotë vetes se nuk ishte një lider i mirë. “Fatkeqësisht Perezi do ta marrë Mbapenë, – tha ai, – Florentinon e admiroj shumë si sipërmarrës, por e urrej me dashurinë më të madhe si president i Realit të Madridit”. Këto janë fjalët e Gaspartit që theksoi se Laporta mbetet “presidenti im”, ndërsa ka besim se ai do ta nxjerrë klubin katalanas nga balta. Njëkohësisht, ish-presidenti thotë se ish-presidenti tjetër, Bartomeu, ka bërë gabime pa të keq, ndërsa për veten e tij u shpreh: “Isha një zv. president i shkëlqyer, por një president jo i mirë, çdo njeri duhet të dijë të bëjë punën e tij në këtë jetë”.

Sfidanti.al