Verona do ta gjejë ekipin kuqezi me shumë probleme, edhe pse të paktën Zllatan Ibrahimoviç është pjesë e grupit ashtu si edhe kroati Kruniç. Gjithsesi, këto lajme të mira nuk vlejnë për fundjavën, ndërsa vlen më shumë lajmi i keq për mesjavën. Milani do të duhet të luajë në Champions kundër Portos pa Teo Hernandezin, që është i sëmurë me Kovid. Lojtari i krahut të majtë ka shpërthyer seriozisht këtë sezon dhe sipas “La Gazeta delo Sportit” vetëm 2 lojtarë të rolit të tij kanë krijuar më shumë gola sesa francezi. Për më tepër, mungesa e Teos do të jetë në një ndeshje tepër të vështirë dhe për jetë a vdekje. Kjo sepse Milani duhet që të fitojë në Porto, pasi ka 2 humbje radhazi dhe rrezikon eleminimin.
Sfidanti.al