Treshja Lebron-Dejvis-Uestbruk, triumfi apo dështimi i madh i Lejkërsave?!

Faza përgatitore nuk po shkon siç duhet dhe skuadra nga Kalifornia e di se duhet të japë disa përgjigje. Me afrimin e Rasëll Uestbrukut, drejtuesit deshën të shtonin një tjetër yll që di të bëjë gjithçka, një rekordmen për tripëll dabëllat. Kjo u duk në parket, ndërsa Lebron Xhejms, Entoni Dejvis dhe Uesbruk shënuan shumë pikë, kapën topa në tabela e shërbyen asistë, por gjithashtu gabuan në lojën me njëri-tjetrin, duke u nxituar e duke humbur shpesh topin. Natyrisht është thjesht fillimi dhe 3 yjet duan kohë që të përshtaten së bashku, edhe pse Lebroni e Dejvisi kanë luajtur së me njëri-tjetrin në dy sezone radhazi. Nuk dihet nëse kjo treshe do të jetë ajo e triumfit, motori që do të shtyjë përpara Lejkërsat, apo motori që do të ndalet në momentin më vendimtar! Rivalët janë të fortë, sidomos Miluoki Baks apo Bruklin Nets.

Sfidanti.al