Një goditje e rëndë për ekipin bavarez dhe për kombëtaren e Francës, në të cilën ai është pjesë e rëndësishme, por drejtësia në vende me shoqëri të zhvilluar merr edhe vendime të tilla. Lukas Hernandez, mbrojtësi francez është dënuar me 6 muaj burg për shkak se ka shkelur vendimet e mëparshme të gjykatave të dhëna për mbrojtje ndaj gruas së tij, Amelia Osa Jorente. Në shkurt 2017, atij iu dha një urdhër për t’i qendruar larg së shoqes, që në atë kohë ishte e dashura e tij. Në qershor 2017, ai u arrestua në Madrid pasi shkeli urdhërin dhe zbriti në aeroport bashkë me Amelinë pas martesës dhe muajit të mjaltit. Më herët, atij i ishte dhënë një dënim me burg me kusht, ndërsa apeli i bërë nga ai është hedhur poshtë. Hernandezi është urdhëruar të jetë i pranishëm në gjyqin në 19 tetor në Madrid, datë pas së cilës ai ka 10 ditë kohë për të shkuar vullnetarisht në burg. Pavarësisht se Hernandezi u mor për 80 milionë euro nga Bajerni i Mynihut, pra ishte një investim shumë i rëndësishëm, sërish ndërgjegjshmëria dhe gatishmëria për të reaguar e opinionit publik ka bërë që gjykatat të marrin edhe vendime të tilla.
Sfidanti.al