Ishte 25 vjeç, dy herë medalje bronzi në kampionatet botërore dhe vend i katërt në Lojrat Olimpike në Tokio këtë verë në garën e 5 000 metrave. Anjeza Xheber Tirop, u gjet e vrarë në shtëpinë e saj, ndërsa dyshimet janë se ky është një krim familjar, i kryer nga burri i saj. Pak orë përpara ngjarjes, fqinjët kishin dëgjuar një sherr të madh mes tyre në shtëpi. Keniana Tirop vendosi në 12 shtator rekordin botëror në 10 km në rrugë me kohën 30’01”. Kur ishte e re, në vitin 2015, doli kampione bote për të reja në kros, ndërsa tani për të duhet të mbajmë zi.
Sfidanti.al