Ajo që ndodhi në dy garat e fundit të Formula 1 tregoi diçka, që Mercedesi është kthyer sërish në makinën më të shpejtë në pistë, dhe që kampioni në fuqi i botës, Ljuis Hamilton, ka shpresë për të mbrojtur titullin pikërisht për shkak të njëvendëshes së tij. Mark Ueber, ish-pilot i Red Bullit, thotë se pikërisht diferenca e makinave mund të dëmtojë Maks Verstapenin ndonëse holandezi ka 6 pikë epërsi ndaj Hamiltonit në renditjen e Botërorit. “Jam i shqetësuar për Verstapenin sepse në Turqi, ai u mund lehtë nga Valteri Botas dhe kjo tregoi se Mercedesi kishte epërsi ndaj Red Bullit. A mundet që Red Bulli t’i japë Maksit një makinë për titull? Ai garoi shumë mirë në Rusi dhe në Turqi, por kjo mund të mos mjaftojë”, – tha Ueberi.
Sfidanti.al