De Brujni tregon sesi ndodhi përplasja me Zhoze Murinjon

Kanë kaluar shumë vite që nga ajo kohë dhe gjërat janë harruar. Secili prej tyre ka ndjekur rrugën e tij, futbollisti duke shkëlqyer për Mançester Sitin dhe trajneri duke tentuar trofetë dhe futbollin e Championsit nga Totenhemi tek Roma. Flasim për Kevin De Brujnin dhe Zhoze Murinjon, që dikur ishin bashkë në “Stemford Brixh”. Mesfushori sulmues tregon sesi ndodhi që trajneri portugez e largoi nga Çelsi. “Më thirri në zyrë, – thotë belgu, – dhe në tryezë kishte disa letra. Më tha se unë kisha 1 asist, 0 gola dhe 10 rikuperime topi, ndërsa lojtarët e tjerë ofensivë si Uillian, Oskar, Mata apo Shyrrle kishin ndoshta nga 5 gola, 10 asistë e kështu me radhë. Unë u habita dhe i thashë se ata kishin luajtur 15-20 ndeshje, ndërsa unë vetëm 3”. Vetë Murinjo deklaroi se De Brujni deshi vetë që të largohej nga Çelsi pasi kërkoi që të luante çdo ndeshje dhe çdo minutë, dhe shtoi se belgu ndihej i lumtur në Bundesligë.

Sfidanti.al