Federer jashtë 10-es së parë të tenisit pas 1 736 ditësh!

Edhe legjendat bien dhe arsyeja kryesore për këtë është mosha. Nuk mund të luftosh me të, dhe Rozher Federer nuk po ia del, aq sa tenisti më i bukur (si stil) i planetit e gjen veten sot jashtë 10-es së parë të renditjes botërore. Kjo gjë ndodh për herë të parë pas 1 736 ditësh, që do të thotë që prej gati 5 vjetësh, që nga janari i vitit 2017, në kohën kur Federeri pati dëmtim dhe mungoi një kohë të gjatë. Zvicerani është 40 vjeç dhe është kaluar nga norvegjezi Kasper Rud he polaku Hurkaç. Deri në fund të vitit, ai mund të kalohet edhe nga Siner, Shapovalov dhe Shvarcman, ndërsa në dy edicionet e fundit Rozheri ka zhvilluar gjithsej 19 ndeshje, duke pësuar 5 humbje.

Sfidanti.al