Ibra është i bindur për titullin, por ende s’mund të luajë për Milanin

Ndaj Veronës nuk do të jetë në fushë, madje trajneri Stefano Pioli nuk mund ta llogarisë as për në stol. Zllatan Ibrahimoviç do të vazhdojë të mbetet në pritje për të debutuar këtë sezon, dhe kjo mund të ndodhë ndoshta në ndeshjen e Championsit në Porto. Pritej të ishte ndryshe dhe sulmuesi Olivie Zhiru po fërkonte duart duke thënë se “mezi po duroj për të luajtur me Ibrën”, ndërsa ai vetë është në dispozicion edhe pse do të jetë në stol. Pioli ka disa shqetësime si të dëmtuarit e tjerë Kalabria, Kruniç, Bakajoko, Maldini, edhe pse skuadra ka kohë që luan pa këta dhe vazhdon të fitojë. Kjo është arsyeja që Ibrahimoviçi, edhe duke qenë “konvaleshent” shprehet me besim se “titullin do ta fitojë ekipi ku luaj unë”.

Sfidanti.al