Bundesliga ju duket tepër e dëgjueshme për vaksinat? Seria A ia kalon!

Shumëkush u habit dhe duartrokiti ndërsa u dha lajmi nga presidenti i Ligës Gjermane të Futbollit, Zajfert, që 94 për qind e lojtarëve dhe stafeve teknike janë tashmë të vaksinuar për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Gjithsesi, habia le të mos jetë kaq e madhe dhe as lavdërimet sepse ja që paska një tjetër kampionat edhe më “shembullor” dhe më të dëgjueshëm ndaj rregullave. Seria A italiane raporton se 98% e lojtarëve, e trajnerëve, ndihmësve të tyre, mjekëve apo fizioterapistëve janë të vaksinuar. Këto janë të dhëna zyrtare, ndërsa stadiumet në Itali do të lejohen të kenë 75 për qind të kapacitetit të mbushur me tifozë. Në të kundërt me Serinë A dhe me Bundesligën, Premier Liga angleze ka refuzuar të botojë deri tani të dhënat zyrtare të vaksinimeve, ndërsa në media shkruhet e thuhet se vetëm 7 klube nga 20 kanë mbi 50 për qind të lojtarëve të vaksinuar, ku Uolvesi ka 100 për qind dhe Liverpuli 99 për qind.

Sfidanti.al