Gjermania u thotë rivalëve “aufviderzen”, finalistja e parë e Botërorit

Më shumë se 200 vjet të shkuara, ndërsa Armata e Madhe franceze ndodhej përpara Moskës, Napoleoni nënqeshte kur i jepnin lajmet për vështirësitë e trupave të Francës në Spanjë, duke nënkuptuar se kështu ndodhte kur nuk ishte ai në krye të ushtrisë. Duke kaluar tek futbolli, mund të themi se Gjermania e sotme “ka hyrë në shina” dhe fiton sepse në stolin e tij ka një “Napoleon”, pikërisht trajnerin Hansi Flik. Suksesi 4-0 në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut bëri që “teutonët” të bëheshin skuadra e parë në rruzull që kualifikohet për në finalet e Kupës së Botës në Katar.

Kai Haverc në 50’, Timo Verner në 70’ e 73’ dhe Xhamal Musiala në 83’ ishin autorët e golave që konkretizuan epërsinë e katër herë kampionëve të botës. Tomas Myleri dha asistet e dy golave të parë. Kanë kaluar kohët kur ekipi i pamotivuar i ish-trajnerit Joakim Lëv dështonte radhazi, fillimisht në mënyrë të pamerituar në Euro 2016, dhe pastaj plotësisht meritueshëm në Kupën e Botës në 2018 dhe Kampionatin Europian 2020 këtë verë. Epërsia e “pancervëe” ishte dërrmuese me 75 për qind zotërim topi, 24 gjuajtje drejt portë (10 në kuadrat) ndaj vetëm 10 të vendasve (1). Gjermania ka 21 pikë në 8 ndeshje, me 7 fitore e 1 humbje dhe golaverazhin 23-3. Ekipi i Flikut u thotë rivalëve, “aufviderzen” (aufwiedersehen).

Sfidanti.al