Murinjo si Perez, Antuan Grizman do të ishte kombinimi perfeks!

Florentino Perez njihet mirë si biznesmen i futbollit. Jo vetëm në kohën e formulës “Zidanë dhe Pavonë”, por edhe ditët e fundit, presidenti i Realit ka theksuar nevojën për të marrë lojtarë jo vetëm për vlerën e tyre sportive, por edhe për atë komerciale. Zhoze Murinjo, apo më mirë të themi Mançester Junajtid nuk mbetet prapa. Klubi anglez, i rikthyer në vendin e parë të renditjes së buxheteve më të mëdha të botës, ka bërë llogaritë dhe ka nxjerrë një përfundim.

Kombinimi i shkëlqyer i vlerës futbollistike dhe tregtare e ka emrin Antuan Grizman. Këtë e thotë agjenti i lojtarit, Sebastien Belenkontre, i cili bën një analizë. “Kam lexuar artikujt për një kalim potencial të Antuanit tek Mançester Junajtidi, dhe mendoj se ky është skenari komercial ideal, – shprehet ai për mediat, – Ai do të luante në klubin e dikurshëm të Bekamit, që është idhulli i tij, dhe mund të mbante në shpinë të njëjtin numër legjendar (7). Paris SG do të ishte interesant në nivelin francez, por Grizman ka tashmë një famë ndërkombëtare”.

Klauzola e tij e shitjes në kontratën me Atletikos është gati 100 milionë euro, dhe nëse Murinjo e paguan, klubi spanjoll do të jetë i detyruar të pranojë largimin e sulmuesit francez. Mediat raportojnë se Grizman ka arritur një akord paraprak me trajnerin portugez.

Sfidanti.al