“Ka vetëm një mënyrë për ta mundur këtë kundërshtar dhe vetëm unë e di atë”. Këto janë fjalët e Tajson Fjurit pak ditë para ndeshjes së tij ndaj Diontej Uajlderit në boksin profesionist, peshat e rënda. Duke e larguar pak vëmendjen nga sfida personale, Fjuri foli për rivalin e tij anglez, Entoni Xhoshuan, që u mund nga ukrainasi Oleksandr Usik dhe humbi tre brezat e artë të kampionit të botës. “Unë mund ta ndihmoj Xhoshuan që të ketë forcën e duhur mendore, – tha Fjuri, – natyrisht, edhe trajneri i tij mund ta bëjë, por mënyrën për të mundur Usikun e di vetëm unë”. Gjithsesi, kampioni i botës në federatën ËBC pranoi se ai mund ta ndihmonte Xhoshuan vetëm nëse fitonte të shtunën në mbrëmje ndaj Uajlderit. “Nëse fitoj mund ta ndihmoj, sepse nëse nuk ia dal, do të thotë se që të dy do të jemi humbës”, – qeshi Fjuri.
Sfidanti.al