Në Angli parashikojnë Sitin kampion, Liverpulin e Çelsin sfidantë!

E thotë Kris Saton, një ish-sulmues i fuqishëm që luajti në Premier Ligë në vitet e tij më të mira, ndërsa provoi edhe fanelën e Anglisë. Sot, si analist mediatik, ai parashikon që Mançester Siti do të ketë epërsi sado të vogël ndaj rivalëve, sepse Pep Guardiola ka disa alternativa për sulmin, që nuk i ka askush. Edhe pse nuk ka një sulmues tipik me numrin 9, pasi u largua Aguero dhe nuk erdhi Kejn, sërish Siti ka Guardiola mund të aktivizojë dhe të kombinojë lojtarë të tillë si Stërling, Gabriel Zhezus, Foden, por edhe De Brujne, Mahrez, Grilish, Bernardo Silva. Në të kundërt, Çelsi varet shumë nga Lukaku, ndërsa Liverpuli mund të humbasë gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës për një periudhë kohe Mohamed Salahun dhe Sadio Manenë. Sa për Mançester Junajtidin, Satoni mendon se “djajtë e kuq” do të rrëzohen në pengesën e parë.

Sfidanti.al