Real Madrid ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të qytetit të Vigos, Abel Caballero, i cili tha se ndeshja ndaj Celta Vigos nuk u zhvillua për shkaqe sigurie.
Ndeshja ndërmjet Celta Vigos dhe Real Madrid nuk u zhvillua fundjavën e shkuar, për shkaqe sigurie dhe motit të keq.
Skuadra e Real Madridit ka reaguar me anë të një komunikate për media, rreth deklaratave të kryetarit të Vigos, Abel Caballero, i cili tha se ndeshja ndaj Celta Vigos nuk u zhvillua për kete arsye.
Real Madrid insiston se kjo nuk ishte arsyeja kryesore, pasi ata kishin ofruar tre alternativa që kjo ndeshje të zhvillohej, por që nuk ishin marrë parasysh.
Madrilenët fillimisht kishin propozuar që të rregullohej pjesa e dëmtuar stadiumit. Ideja e dytë ishte që në atë pjesë të stadiumit mos të lejohej hyrja e tifozëve, ndërsa ideja e tretë që ndeshja të zhvillohet në një stadium tjetër.
Por, këto alternativa ishin hedhur poshtë, ndërsa ndeshja ende nuk dihet se kur do të zhvillohet