S’ka rol për Muçin, 20’ për Kastratin, ndërsa Legia mund Leisterin!

Një fitore e madhe e skuadrës polake që pasoi shkëlqimin në suksesin 1-0 në Moskës ndaj Spartakut vendas në Ligën e Europës. Legia e Varshavës i ka bërë të lumtur tifozët e saj me sy triumfe radhazi në kontinent, me të njëjtat shifra 1-0. Këtë herë nuk pati lavdi për Ernest Muçin, që nuk u aktivizua fare nga polakët, ndërsa ylli i ri shqiptar ishte heroi i Moskës duke krijuar në fund golin e shënuar nga Lirim Kastrati. Shqiptari i Kosovës pati 20 minuta në dispozicion këtë herë, ndërsa Legia ka 6 pikë duke qenë në krye të grupi, me Spartakun e Moskës që ka 3 pikë pasi fitoi në Itali 3-2 ndaj Napolit, ndërsa italianët dhe anglezët e Leisterit kanë vetëm nga 1 pikë.

Sfidanti.al