Anglia 1966 drejt përjetësisë, vetëm 3 yje kanë mbetur gjallë!

Pasditja londineze e asaj dite vere nuk do të harrohet kurrë, dhe pamjet që transmetohen sot me ngjyra të bëjnë ta ndjesh sikur ka ndodhur vetëm dje. Gjithsesi, ka qenë viti 1966, pra 55 vjet më parë (më shumë se gjysmë shekulli kaluar) dhe heronjte e publikut anglez po largohen njëri pas tjetrit drejt përjetësisë. Roxher Hanti, sulmuesi i “tre luanëve” dhe Liverpulit, ishte i fundit nga “lejlekët” që fluturuan për të mos na u kthyer, ndërsa kanë mbetur gjallë vetëm 3 prej legjendave që ishin në formacionin e ekipit të trajnerit Alf Ramsej.

Bobi Çarlton është 83 vjeç dhe vazhdon të punojë si drejtor tek Mançester Junajtidi, Xhef Hërst që shënoi 3 gola në finalen ndaj Gjermanisë Perëndimore është 79 vjeç dhe jeton në shtëpinë e tij në Çeltënham, ndërsa Xhorxh Kohen është 81 vjeç dhe i gëzohet një nipi që e ka kampion të botës në regbi. Të shuar janë ish-kapiteni Bobi Mur, trajnerët Sër Alf Ramsej e Harold Sheferson, si dhe portieri Gordon Benks, e ish-lojtarët Xheki Çarlton, Martin Piters, Nobi Stajls, Rej Uilson dhe Alan Ball.

Sfidanti.al