Është i zoti, jo më kot është kandidat për titullin, si dhe është edhe me fat. Maks Verstapeni është prerja e duhur për një kampion të botës në Formula 1, dhe Çmimi i Madh i Rusisë në Soçi ishte një nga ato gara që të bëjnë që të besosh edhe tek e pamundura. Piloti i Red Bullit u nis nga vendi i fundit pasi ndërroi motorin, por sërish arriti të dilte i dyti, duke humbur vetëm 7 pikë ndaj rivalit në garën për titull, Ljuis Hamilton. Ai parakaloi shumë makina në gjysmën e parë të garës, pastaj ngeci në “trafik”, pas Riçardos e Sainzit, madje u arrit që të kalohej edhe nga Veteli, por xhirot e fundit, nën reshjet e shiut ndihmuan.
“Kur u zgjovaq në mëngjes nuk mendoja se do të dilja i dyti, – tha holandezi, – nuk është keq të nisesh i fundit dhe të humbësh vetëm një pozicion. Ishte e vështirë me parakalimet sepse dëmtoheshin gomat, por u tregova i kujdesshëm. Në fund na ndihmoi shiu, ndërsa ne bëmë zgjedhjen e duhur kur ndërruam gomat. Unë duhej të isha i qetë dhe nuk e humba toruan. Gara për titull vazhdon”.
Sfidanti.al