Usik: Fitova me ndihmën e Zotit, dyfish i lumtur pasi është përvjetori i dasmës!

Në moshën 34-vjeçare arriti kulmin e karrierës dhe shpreson të vazhdojë kështu. Oleksandr Usik arriti një fitore të madhe ndaj Entoni Xhoshuas duke u bërë kampion i katërfishtë i botës në peshat e rënda të boksit profesionist, dhe u shpreh tepër i lumtur më pas. Njeriu që mund të sfidojë gjigandin Tajson Fjuri, dhe që ndjek traditën e vëllezërve Vitali e Vladimir Kliçko, u shpreh i sigurt dhe me besim.

“Një fitore që vlen shumë për mua, – tha Usik që çuditërisht nuk foli anglisht, por në rusisht, – ndeshja shkoi ekzaktësisht siç e prisja. Pata edhe momente të vështira, por jo aq shumë. Nuk i vura detyrë vetes për nokaut, doja vetëm të fitoja ndeshjen. Unë nuk e vras mendjen se në çfare peshe garoj, por dua fitoren me ndihmën e Zotit, të Jezu Krishtit. Ekzaktësisht 12 vjet më parë, gruaja ime më tha “po”, ndaj sot jam dyfish i lumtur”.

Sfidanti.al