Kejn shënoi në Kupë, por ndaj Çelsit pati vetëm … 3 prekje topi në zonë!

Është e qartë se kemi të bëjmë me një yll të madh, por për krizën e sulmuesit të Totenhemit vazhdojnë të mbushen faqe gazete. Mediat angleze shkruajnë se Harri Kejn pati vetëm 3 prekje të topit në zonën e Çelsit, në ndeshjen e Premier Ligës të humbur 0-3 në shtëpi. Po ashtu, statistikat thonë se 27-vjeçari ka pasur vetëm 9 gjuajtje drejt portës kundërshtare këtë sezon, dhe asnjë asist ndërsa edicionin e kaluar në këtë moment kishte 5. Dakord, ai shënoi mbrëme në Kupën e Ligës angleze për Totenhemit në fushën e Uolvesit dhe pati një ndeshje të mirë, por kjo nuk mund t’i fshehë problemet. Analistët ftojnë trajnerin Nunjo Espirito Santo që t’i japë një “shkundje” yllit të ekipit, dhe ta afrojë më shumë me zonën e rreptësisë së skuadrave kundërshtare.

Sfidanti.al