Ndërsa pritet që “kokëkuqja” të bëjë përpara, ajo vazhdon të mbetet prapa. Edhe këtë sezon Ferrari nuk duket në lartësinë e Red Bullit apo të Mercedesit, madje as nuk po lufton dot me Meklarenin, ndërsa në Çmimin e Madh të Rusisë në Soçi, do të ketë edhe një goditje të rëndë. Sharl Lëklerk, ai që cilësohet si piloti kryesor, do të detyrohet të niset nga vendi i fundit sepse makinës së tij iu ndërrua motori. Të tilla janë rregullat në Formula 1. Nga Maranelo lajmërohet se në makinën e Lëklerkut do të montohet motori me disa modifikime për vitin 2022 për të evituar rreziqet nga bateritë e dëmtuara në Hungari. Një gjë e tillë mund të bëhet edhe për Sainzin, por kjo jo në Rusi, veçse në garat e ardhshme. Fillimisht, ishte menduar që motori i ri do të provohej në Turqi në 10 tetor, por do të ndodhë me shpejt. Ferrari shpreson që të provojë këtë motor për ta pasur sa më të besueshëm për vitin 2022.
Sfidanti.al