Kush do ta marrë Gosensin e Atalantës? Interi, Siti apo Leisteri?!

Në Angli i kanë paratë dhe pretendimet e bergamaskëve sikur janë ulur pak. Robin Gosens, lojtari i krahut të kombëtares së Gjermanisë, sot mund të merret për 30 milionë euro, në vend të 40 milionëve që Atalanta kërkoi në qershor, veçse Mançester Siti dhe Leisteri kanë konkurrencë. Interi i Milanos, vërtet ka pasur vështirësi financiare këto kohë, por mbetet skuadër tepër tërheqëse siç e tregoi kur mbajti Lautaro Martinezin që e deshi Totenhemi. Trajneri Simone Inzagi është gati t’i paguajë 30 milionë euro, ndonëse në Itali njoftojnë se Atalanta po përpiqet të rinovojë kontratën me Gosensin, dhe të vendosë një klauzolë të lartë transferimi. Interit ia këshilloi këtë lojtar fillimisht ish-trajneri Antonio Konte, dhe interesimi vazhdon të jetë i madh.

Sfidanti.al