Jo si Junajtidi e Liverpuli, Totenhemi nuk ngre statujë për Xhimi Grivsin!

Klubi londinez nuk ka ndërmend të ketë një përmendore përpara stadiumit, edhe pse flitet për një nga yjet e vërtetë të futbollit anglez dhe botëror që luajti për ekipin e tij. Xhimi Grivs nuk pritet të meritojë një statujë, pavarësisht se është shënuesi më i mirë i kampionatit anglez për të gjitha kohët, dhe një nga më të mirët në botë. Ndryshe nga Mançester Junajtidi që e ka bërë këtë për disa nga legjendat si Mat Basbi apo Bobi Çarlton, apo si Liverpuli për Bob Pejslin, Totenhemi nuk e ka këtë traditë. Nuk e ka pasur në të kaluarën dhe nuk do ta ketë as tani. i vetmi përjashtim është trajneri legjendar Bill Nikolson, por Spërsat i nderojnë legjendat e tyre duke i emëruar si ambasadorë të klubit. Gjithsesi, tani që Grivsi nuk është më, ai nuk mund të jetë ambasador.

Sfidanti.al