Shuhet legjenda Xhimi Grivs, rekordmeni i golave në Angli

Personalitet i shquar i Totenhemit dhe gjithashtu një sulmues i madh i Çelsit, ky njeri u mbiquajt “makinë golash”. Epitet krejtësisht i merituar për Xhimi Grivsin, njeriun që fitoi shumë dhe shënoi edhe më shumë, ndërsa u shua sot në moshën 81-vjeçare. Grivs mbetet rekordmeni i golave në kampionatin anglez, duke shënuar plot 357 gola në karrierë, duke qenë rekordmen i golave për Totenhemin me 266 gola, e duke qenë golshënuesi i katërt më i mirë i kombëtares së Anglisë me 44 rrjeta. Në 1966, Grivs ishte në ekipin e Anglisë që doli kampion i botës, ndonëse u dëmtua në fazën e grupeve dhe nuk luajti në finalen ndaj Gjermanisë Perëndimore. i gjithë futbolli anglez shprehu ngushëllimet për legjendën, i cili ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore që nga viti 2015 kur pësoi një atak në zemër.

Sfidanti.al