Klatenburgu dhe Fergusoni, dy burrat që gjuajtën me këpucë!

Ngjarja e trajnerit të famshëm të Mançester Junajtidit njihet mirë, kur në kulmin e nervave goditi Dejvid Bekamin duke i shkaktuar madje edhe një plagë në ballë. Pas asaj dite, mesfushori i famshëm anglez vendosi një manikotë për të mbuluar shenjën, por historia e Mark Klatenburgut me Zhoze Murinjon nuk ishte e njohur. Ish-gjyqtari anglez i FIFA-s, tregon se ai reagoi në atë mënyrë pas një konflikti me trajnerin portugez i cili ia solli në majë të hundës. Klatenburgu njihej si arbitër trim dhe prandaj edhe iu dha drejtimi i ndeshjeve të vështira, ndërsa u përballë me personalitete të shquar të stolit si Ferguson dhe Klop. Për Fergusonin, Klateburgu 46-vjeçar thotë se ishte aq me famë të tmerrshme saqë edhe një oficere policie që u ngarkua ta ruante në 2007, dridhej nga frika gjatë detyrës.

Sfidanti.al