“Peshkimi tek Milani”, pasi dështoi me Donarumën, Juvja do Kesin!

Nuk ia doli dot me portierin e Italisë që shkoi tek Paris SG, por mund të ketë më shumë sukses me objektivin e dytë. Juventusi nuk është se po shkëlqen nga ana financiare, përkundrazi ka 210 milionë euro humbje vetëm sezonin e kaluar, por gjithsesi ka “oreks” për të shpenzuar e për të marrë lojtarë. Sipas mediave italiane, “Zonja e Vjetër” mund të rrëmbejë mesfushorin e “djallit” Milan, Frank Kesi. Ky i fundit, që cilësohet si lider i mesfushës, po bën naze për ofertën e klubit për rinovim sepse kërkon rrogë më të madhe. Kesi synon të fitojë të paktën sa Zllatan Ibrahimoviçi, madje edhe më shumë, pse jo 8-9 milionë euro në sezon e më shumë. Me shifra të tilla ndoshta edhe Juvja do ta ketë të vështirë, dhe me gjasë Kesi do të bëjë si Donaruma, mund të zgjedhë Paris SG.

Sfidanti.al